Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin V.F. (m/sh/k 28 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim kishte inskenuar rastin e grabitjes.
I dyshuari V.F. me 19.4.2019,kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes në fshatin Gërlicë duke deklaruar se nga dy persona të panjohur dhe të maskuar nën kërcënim të armëve të ftohta-thika, kanë ndalur automjetin e tij dhe i kan marrë 50 euro dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim se raportimi i këtij rasti do ti ndihmonte për kërkim të azilit jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Indeksonline/