Andres Iniesta, një vit e gjysmë pas largimit nga futbolli aktiv, ka konfirmuar se është gati të rikthehet si trajner. Duke folur për “Marca”, ai tha: “Nëse në intervistën e ardhshme do të më thërrisni ‘mister’? Ndoshta. Po, e imagjinoj veten trajner sepse më entuziazmon dhe motivon shumë si detyrë”.
Iniesta shpjegoi se si do të donte të ishte skuadra e tij: “Një skuadër që pasqyron atë që kërkon trajneri. Një skuadër me shpirt, me ndjenjë, me dëshirë për t’u përmirësuar. Pjesa tjetër në futboll është shpikur; sistemi është i rëndësishëm vetëm nëse lojtarët besojnë te trajneri. Do të doja një skuadër me posedim, të gëzueshme, vertikale, por gjithçka varet nga lojtarët dhe situata”.
Duke folur për trajnerët që e kanë frymëzuar, Iniesta tha se ka mësuar nga të gjithë. Në listën e përmendur; Arteta, Guardiola, Xavi, Simeone, Xabi Alonso, Del Bosque; ai shtoi edhe Fabregas: “Edhe Cesc po bën shumë mirë. Ndoshta mesfushorët e kuptojnë lojën në mënyrë më të plotë”.
The post Iniesta: Gati të drejtoj si trajner, ja si duhet të jetë skuadra ime appeared first on Telesport.











