Për një organizim sa më të mirë të udhëtimit dhe hyrjes në stadium, tifozët këshillohen të ndjekin udhëzimet e mëposhtme:
Policia polake ka lëshuar lejen për përdorimin e pikës së grumbullimit të tifozëve shqiptarë te Monumenti i Sirenës pranë lumit Vistula në Varshavë dhe do të marrë masa për garantimin e sigurisë së tyre në Fan Meeting Point.
Orari i hapjes së stadiumit
- Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45.
- Ndeshja nis në orën 20:45.
- Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes.
- Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme.
Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium
- Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Siwca).
- Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës.
- Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1.
Si të shkoni në stadium
- Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik.
- Mund të shkoni me metro, tramvaj, autobus ose tren urban.
- Distanca në këmbë nga qendra është rreth 35 minuta.
- Stacionet më të afërta janë:
- Rondo Waszyngtona dhe Aleja Zieleniecka (autobus dhe tramvaj)
- Stadion Narodowy (metro)
- Warszawa Stadion (tren urban)
Parkimi për tifozët shqiptarë
- Tifozët që udhëtojnë me makinë ose autobus kanë një zonë parkimi të dedikuar pranë stadiumit.
- Parkimi ndodhet në rrugën Sokola, me hyrje nga rrugët Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście.
- Çdo automjet duhet të vendosë në xham një fletë A4 me shkronjën “A”.
Transporti publik falas ditën e ndeshjes
- Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë transporti publik falas në Varshavë.
- Transporti falas është i vlefshëm nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
- Përtej këtij orari duhet të blihen bileta normale.
Hyrja në stadium dhe kontrolli
- Çdo tifoz duhet të ketë biletë të vlefshem, pavarësisht moshës.
- Autoritetet mund të kërkojnë dokument identifikimi (ID, pasaportë ose patentë).
- Bileta duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes.
- Nëse largoheni nga stadiumi, nuk lejohet rikthimi.
- Telefoni duhet të jetë i karikuar, pasi hyrja bëhet vetëm me biletën në telefon.
Rregullat e sigurisë në stadium
- Tifozët dhe sendet personale mund të kontrollohen nga policia dhe stafi i sigurisë.
- Duhet të ndiqni gjithmonë udhëzimet e stafit të stadiumit.
- Uluni në vendin që tregohet në biletë dhe përdorni hyrjen e përcaktuar.
Objektet e ndaluara në stadium
Ndalohet hyrja me:
- Fishekzjarre, flakadanë, tymuese apo çdo mjet piroteknik
- Shishe, kanaçe ose objekte qelqi
- Alkool apo substanca narkotike
- Materiale raciste, politike ose propagandistike
- Shtylla flamujsh të forta ose më të gjata se 1 metër
- Spray, substanca të ndezshme ose korrozive
- Kamera profesionale me lente të mëdha
- Çanta të mëdha, valixhe apo objekte më të mëdha se 25x25x25 cm
- Megafonë, vuvuzela, pajisje zhurmuese
- Laser, topa ose dronë
Ushqim dhe pije në stadium
- Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime si hot dog, sallamra, kokoshka dhe pije joalkoolike.
- Pagesat mund të bëhen me karta VISA ose MasterCard.
- Për arsye sigurie, tifozët e skuadrës mike duhet të konsumojnë pijet në zonat e korridoreve dhe jo në tribuna.
Pas përfundimit të ndeshjes
- Tifozët shqiptarë mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë rreth 10–20 minuta pas përfundimit të ndeshjes.
- Njoftimi do të bëhet nga spikeri i stadiumit.
Kujdes në qytet
- Si në çdo qytet të madh, tifozët duhet të jenë të kujdesshëm me sendet personale për të shmangur vjedhjet.
Rregullat për alkoolin në Poloni
- Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar, përveç bareve, restoranteve dhe zonave të licencuara.
- Personat nën ndikimin e alkoolit mund të mos lejohen të hyjnë në stadium.
Monedha në Poloni
- Monedha zyrtare është Zloty polak (PLN).
- Kartat bankare pranohen gjerësisht në shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.
Rekomandime për tifozët shqiptarë
- Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë.
- Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara në qytet.
- Për arsye sigurie rekomandohet që simbolet apo ngjyrat kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadiumit.
- Të gjithë tifozët duhet të ndjekin udhëzimet e policisë, shërbimeve të sigurisë dhe stafit organizator.
Rregullat ligjore në Poloni
- Në Poloni është plotësisht e ndaluar sjellja, posedimi ose përdorimi i mjeteve piroteknike, flakadanëve apo materialeve të rrezikshme në evente masive ose gjatë rrugës drejt stadiumit.
- Shkelja e këtij rregulli mund të sjellë gjobë, kufizim të lirisë ose dënim me burg nga 3 muaj deri në 5 vjet.
- Konsumi i alkoolit në vende publike është i ndaluar në të gjithë territorin e Polonisë.
- Ndalohet përdorimi i simboleve që promovojnë nazizmin, komunizmin, fashizmin apo sisteme të tjera totalitare, si dhe çdo material që nxit urrejtje kombëtare, etnike, racore apo fetare. Shkeljet dënohen deri në 3 vjet burg.
The post Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ta ndjekin Poloni–Shqipëri në Varshavë appeared first on Telesport.










