Lamine Yamal po përflitet sërish në Spanjë për arsye jashtë fushës. Talenti i Barcelonës, pavarësisht moshës shumë të re, është përfshirë disa herë në kronikat e thashethemeve. Rasti i fundit vjen nga influencerja dhe krijuesja e përmbajtjeve në “OnlyFans”, Carla Aish, e cila tregoi një mesazh privat “efimer” që, pa ia përmendur emrin, e bën Yamal lehtësisht të identifikueshëm.
E intervistuar nga një youtuber, Carla tha se bëhej fjalë për një futbollist “aktualisht nën reflektorë. Është i famshëm kudo. Do t’ju tregoj si më foli, sepse është i turpshëm”. Sipas saj, pa asnjë përshëndetje paraprake, ai i kishte dërguar foto “me një tufë kartëmonedhash dhe çantë Louis Vuitton”.
“E shoh si gjë të turpshme…, e di që iu shkruan shumë vajzave”, – shtoi ajo, duke shpjeguar se fotoja dukej e përgatitur dhe e ripërdorshme. Carla theksoi se e tregoi historinë që kjo taktikë të mos vazhdojë dhe vajzat ta dinë.
The post Influencerja zbulon mesazhin që i dërgoi Yamal pa e njohur: “I turpshëm, e di që e bën me shumë” appeared first on Telesport.













