Infermierja gjermane dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10 pacientëve

Një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm një infermiere të mërkurën për vrasjen e 10 pacientëve me injeksione vdekjeprurëse dhe tentativën e vrasjes së 27 të tjerëve.

Prokurorët kishin argumentuar se infermierja u kishte injektuar pacientëve të saj, kryesisht të moshuar, qetësues ose ilaçe kundër dhimbjeve për të lehtësuar ngarkesën e punës gjatë natës, raporton Reuters.

Krimi  ishte veçanërisht i rëndë, tha një zëdhënës i gjykatës në Aachen, që do të thotë se infermierja ka pak shanse të lirohet pas 15 vitesh, koha minimale që mund të vuajë për një dënim me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Infermierja, siç shkruan Reuters, kreu krimet midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një klinikë pranë Aachen në Gjermaninë perëndimore.

Vendimi mund të apelohet!