Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Thaçi, është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, përmes një postimi në Facebook.
Thaçi ka thënë se është kujdesur maksimalisht, por ka hasur në njerëz të papërgjegjshëm që e fshehin infektimin.
Ajo thotë se ka pasur lodhje të madhe të trupit, dhimje të syve, kokëdhimje dhe dhimbje të qafës.
“Pas kaq muajve të kujdesit në maximum nga ky viurs, pa dalë asnjëherë pa maska, pa dorëza, besa 3 muajt e parë as nga shtëpia. Në mesin e kësaj popullate kemi kaq shumë njerëz të papërgjegjshme që i hasim dhe e fshehin pa asnjë fije turpi. Unë hasa në këto simptoma, para dy ditëve, pra: Lodhje të madhe të trupit, dhimje të syve lartë, poshtë, anash, kokëdhimbje dhe qafa. Unë nuk kam humbje të shijes, nuhatjes e as kollë. Temperaturë 37.5 gradë Celsius. Pra këto ishin simptopmat e mia dhe e bëra testin, ku para pak qastesh më rezultoi pozitiv”, ka shkruar ajo.
Ajo ka apeluar që njerëzit të mos e fshehin virusit, të mos dalin pa masa mbrojtëse. Ndërsa për njerëzit që e fshehin, të cilët thotë se janë të shumtë, thotë se duhet t’ju vie turp.