Infantino: Do të jetë Botëror i jashtëzakonshëm. Beccalossi dhe Altobelli, idhujt e mi të parë

Gianni Infantino, president i FIFA-s, në një intervistë për gazetën “AS” foli mbi Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ai shprehu entuziazëm të madh: “Do të jetë fantastik. Në vetëm 4 javë kemi marrë mbi 500 milionë kërkesa për bileta. Kemi rreth 7 milionë bileta, pra kërkesa është e jashtëzakonshme”.

Turneu do të jetë i pari me 48 skuadra dhe 104 ndeshje në 16 qytete të tri shteteve: “Të gjitha stadiumet do të jenë të mbushura. Do të jetë një festë totale”. Për favoritët e titullit, Infantino përmendi Spanjën: “Spanja është sigurisht një nga favoritët. Skuadra numër një në ranglistë duhet të jetë e tillë”.

Duke kujtuar fëmijërinë, Infantino foli për Botërorin 1982 të fituar nga Italia dhe idhujt e tij të parë tek Interi: Evaristo Beccalossi dhe Alessandro Altobelli. Ai gjithashtu përmendi legjendat Maradona, Pelé, Ronaldo Nazário dhe kampionët e sotëm Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Në fund ripërsëriti angazhimin e FIFA-s kundër racizmit, duke përmendur edhe “Ligjin Vinícius” për mbrojtjen e lojtarëve nga sulmet raciste.

 

The post Infantino: Do të jetë Botëror i jashtëzakonshëm. Beccalossi dhe Altobelli, idhujt e mi të parë appeared first on Telesport.