Incidenti në Zllash: Shenja e trafikut si tabelë qitjeje (VIDEO)

Policia po e heton një rast jo fort të zakonshëm që ndodhi në fshatin Zllash të Prishtinës.

Dikush, shenjat e trafikut i përdori si tabelë qitjeje.

Isuf Abazi, i cili përfaqëson fshatin Zllash të kryeqytetit po përballet prej sa kohësh me këso incidente, që po ia shtojnë pasigurinë.

Ai thotë se ka parë disa vetura teksa enden rrugëve të fshatit e që fikin edhe dritat kur janë afër shtëpisë së tij.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: