Një azilkërkues afgan u arrestua pas një përplasjeje me makinë që lëndoi të paktën 28 persona në Mynih të Gjermanisë të enjten, sipas raporteve të policisë.
Një makinë pasagjerësh u fut në një demonstratë në rrugë të punëtorëve grevistë nga sindikata Verdi pranë qendrës së qytetit.
Ajo më pas u qëllua nga oficerët, ndërsa shoferi, një azilkërkues afgan 24-vjeçar, u arrestua në vendngjarje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit të të dyshuarit.
Më herët një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës i tha AFP se disa nga të lënduarit ishin “të lënduar rëndë, disa prej tyre në një gjendje të rrezikshme për jetën”.
Dhe Partia bavareze CSU dhe partia e saj simotër kombëtare CDU kanë kërkuar kufizime më të ashpra ndaj migracionit pas një sërë sulmesh të ngjashme që kanë tronditur vendin.
“Ky nuk është incidenti i parë… ne duhet të tregojmë vendosmëri se diçka do të ndryshojë në Gjermani. Kjo është një provë tjetër se ne nuk mund të vazhdojmë të shkojmë nga sulmi në sulm”, citohet të ketë thënë kjo parti.