Incident në Kuvend, deputetët e opozitës kanë ndërprerë prezantimin e Vuçiqit

Në seancën e Kuvendit të Serbisë për Kosovën ka ndodhur një incident kur deputetët e opozitës kanë ndërprerë seancën dhe kur ka pasur përleshje me deputetët e koalicionit qeverisës.

Gjatë fjalimit të presidentit Vuçiq, ata u ngritën nga ulëset dhe shpalosën pankartat “Jo kapitullimit”, “Jo ultimatumit”, dhe disa mbanin në duar Kushtetutën e Serbisë.

Ata kanë brohoritur “Kosovën nuk do ta japim” dhe i kanë dërguar mesazhe presidentit të Serbisë që të japë dorëheqjen. Deputetët e opozitës në një moment janë drejtuar drejt vendit ku është ulur Vuçiq, të cilët janë penguar nga deputetët e koalicionit qeverisës. Situata ishte në prag të një konflikti fizik.

Vuçiq vazhdimisht u përgjigjej përfaqësuesve të opozitës duke u thënë se e kanë “shitur” Kosovën dhe se pushteti aktual po e “kthen”.

Related Posts