Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor.
Sot rreth orës 13:00, në Llapushnik të Drenasit, një person ishte sulmuar me mjete të forta nga dy persona të dyshuar.
Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, i cili është cilësuar lëndim i lehtë trupor”.










