Incident në bjeshkët e Istogut: Traktori i rrokullisur zë një person, dërgohet në QKUK

Një incident ka ndodhur sot në bjeshkët e Istogut, ku është rrokullisur një traktor, i cili e ka zënë për person.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se personi të cilin e ka zënë traktori, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Pejës, e më pas në QKUK.

“Rreth orës 16:05 policia është njoftuar se në bjeshkët e Istogut në vendin e quajtur Starasellë është rrokullisur një traktor, ku shoferi ka mbetur nën të. Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, autoambulaca dhe mjeku kujdestar”.

“Për shkak të terrenit të papërshtatshëm, për ta nxjerrur shoferin ka intervenuar edhe ekipi i kërkim-shpëtimit”.

“Ai është dërguar fillimisht në Emergjencën e Pejës, ndërkaq më vonë me udhqzim të mjekut është dërguar për në QKUK”, thuhet tutje në konfirmim.