Inaugurohet Qendra e thirrjeve pa pagesë për qytetarët e Vushtrrisë

Me qëllim të komunikimit sa më të mirë dhe më të lehtë me qytetarë si dhe rritjes së transparencës, Komuna e Vushtrrisë të enjtën inauguroi Qendrën e thirrjeve, ky qytetarët do të marrin informacione për të shërbimet që ata duan të marrin nga komuna.

Në inaugurimin e kësaj Qendre të thirrjeve, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka vlerësuar se kjo qendër do të ofrojë transparencë më të madhe nga komuna, përmes komunikimit dhe shërbimeve më të lehta.

Me daljen në objektin e ri të Komunës, do të krijohen kushte shumë më të mira”, ka deklaruar Tahiri.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, tha se përmes qendrës së thirrjeve qytetarët do të marrin informacione për shërbimet komunale, por njëkohësish edhe paraqesin ankesat e tyre.

Qendra e thirrjeve është pjesë e projektit të krijimit të Qendrës së Shërbimit të Qytetarëve, të cilin Komuna e Vushtrrisë po e modernizon në kuadër të bashkëpunimit që ka me Komunën Växjö të Suedisë. Por, që zbatimi i saj pritet të bëhet sapo të bëhet kalimi në ndërtesën e re të Komunës, ku edhe është destinuar hapësira.

Administrata e Komunës së Vushtrrisë së shpejti pritet të dal në objektin e ri, i cili është ndërtuar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që krijon kushte shumë më të mira për shërbyesit civilë, por edhe krijon qasje më të lehtë për qytetarët që marrin shërbime.

Qytetarët mund të telefonojnë në Qendrën e thirrjeve të Komunës së Vushtrrisë në numrin pa pagësë 0800 42000, për pyetje, ankesa dhe informacione.

Shërbimi në qendrën e thirrjeve do të jetë në dispozicion për qytetarë çdo javë, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri 16:00.