Iñaki Williams nuk përmbahet: Të luash në Arabinë Saudite është një m*t, po e them troç

Athletic Bilbao rifillon garën të shtunën në “El Sadar” kundër Osasuna dhe të hënën, më 5 janar, udhëton drejt Arabisë Saudite për Superkupën. Gjysmëfinalja është kundër Barcelonës më 7 janar, ndërsa finalja do të ishte ndaj fituesit të Real Madrid–Atlético Madrid.

Iñaki Williams foli sot në “San Mamés” pas një stërvitjeje të hapur me 30.051 tifozë dhe ishte i drejtpërdrejtë për zhvillimin e kompeticionit larg Spanjës: “E kam thënë shumë herë dhe nuk përmbahem. Për mua të luash në Arabinë Saudite është një m…., po e them troç. Ta çosh një garë kombëtare në një vend tjetër nuk është e lehtë për tifozët, ua vështirëson udhëtimin. Ne, për masën sociale, duket sikur luajmë jashtë fushe. Po të luhej këtu, të gjithë tifozët tanë do të na shoqëronin”.

Ka edhe aspekt personal: “Në ditët në vijim do të bëhem baba; të largohem duke lënë këtu gruan dhe fëmijën është e vështirë, por është pjesë e profesionit. Jam në dispozicion të klubit dhe do të përpiqem të jap maksimumin në Superkupë”.

The post Iñaki Williams nuk përmbahet: Të luash në Arabinë Saudite është një m*t, po e them troç appeared first on Telesport.