IML-ja thotë se ende s’ka raport preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka njoftuar se dje është kryer autopsia për Agon Zejnullahun, që vdiq dje pas arrestimit nga policia në Lipjan, transmeton KosovaPost.

“Me urdheresë nga Prokuroria e Shtetit, dje në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është kryer autopsia për të ndjerin Agon Zejnullahu. Autopsia është kryer nga ekipi i udhëhequr nga eksperti mjeko ligjor kujdestar dhe me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve policor të caktuar nga Policia e Kosovës. Ne kemi parë sot nëpër portale të ndryshme lajmin se ka dalur raporti preliminar për rastin në fjalë. Me përgjegjësi morale e profesionale, deklarojmë se nga IML nuk ka dalur ndonjë raport i tillë, dhe ky lajm si i tillë është jo i vërtetë”, thuhet në njoftim

IML thotë se janë duke bërë pëpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Prokurorin e Shtetit që e ka rastin dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të cilat janë marrë gjatë autopsisë në mënyrë që të hartohet sa më shpejt raporti i autopsisë. IML është e përkushtuar në mandatin e saj ligjor, në mënyrë që të ofroj ekspertizën mjeko ligjore për organet e drejtësisë dhe qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

The post IML-ja thotë se ende s’ka raport preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut appeared first on Kosovapost.net.