Imami i njohur nga Drenasi, hoxhë Osman Musliu, i cili së fundmi konfirmoi kandidimin e tij për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit, kishte garuar edhe më herët në politikë.
Musliu kishte qenë kandidat i Aleancës Kosova e Re (AKR) në zgjedhjet lokale të vitit 2007 për kryetar të komunës së Gllogocit.
Sipas rezultateve të asaj kohe, ai kishte arritur të marrë 819 vota në garën për të parin e komunës.









