Ilkay Gundogan drejt Serisë A, në garë Inter dhe Juventus

Ilkay Gundogan do të largohet për herë të dytë nga Manchester City dhe këtë herë duket në mënyrë përfundimtare dhe nuk do të ketë më rikthim.

“Tuttosport” raporton se agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me dy klubet e mëdha të Serisë A, Juventus dhe Inter. Kontrata e Gundogan me Manchester City skadon verën e ardhshme, por palët mund të bien dakord dhe ai të largohet si lojtar i lirë që këtë verë.

Juventus duket më afër mesfushorit gjerman, pasi është i gatshëm të paguajë direkt koston e kartonit të tij. Në anën tjetër, Inter interesohet më shumë për huazimin e thjeshtë të lojtarit për një sezon dhe një pjesë të rrogës ta paguajë Man. City.

Gundogan paguhet 8 milionë euro në sezon, shifër normale në Premier League, por jo në Serie A. Interit dhe Juventusit iu duket shuma rroga vjetore e gjermanit dhe ky është “ngërçi” ku kanë ngecur bisedimet. Megjithatë, Gundogan ka dhënë shenja se mund të pranojë dhe një ulje rroge, pasi kërkon një ekip ku të ketë mundësinë të luajë rregullisht.

The post Ilkay Gundogan drejt Serisë A, në garë Inter dhe Juventus appeared first on Telesport.