Ilirjana nuk e lë pa përgjigje ndjekësen pas komenteve ofendues

Sezoni veror ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Adrin dhe Ilirjanën, të cilët kanë marrë pjesë në një sërë dasmash dhe ahengjesh familjare.

Megjithatë, së fundmi, këngëtarja është përballur me një koment mjaft të ulët nga një profil me emrin Edona në Instagram.

Siç shihet në ‘screenshotin’ e publikuar nga vetë Ilirjana, ndjekësja nuk i ka kursyer aspak fjalët fyese në drejtim të saj.

“Shko lyju oj qyqe dikun, mos jau prish darsmen njerzve. Shko ndreq-u, jo si vorr”, ka qenë komenti i bërë në një prej postimeve të këngëtares.

Ilirjana nuk ka hezituar t’i përgjigjet me ironi, duke shkruar:
“Kjo Edona e paska qel instan veç me ma shkru ni mesazh loqka jeme”, duke shoqëruar reagimin me një emoji që qesh me lot.