Ilir Mirena për Kurtin: Sot deklaroi zhgënjimin personal që nuk i ka numrat – ka pohu vazhdimisht pse s’po na sfidoni

Analisti Ilir Mirena, duke komentuar diskutimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që zhvilloi sot në Londër me mërgimtarët, tha se “Kurti ka deklaru zhgënjimin personal që nuk i ka numrat” për formimin e qeverisë.

Mirena në Pressing në T7 tha se në këtë situatë duhet vlerësuar opozitën që nuk lëshoi pe “përkundër presionit të Kurtit”.

“Për njeri të gjallë i cili është gjallë ky (Kurti) nuk flet mirë, sot çka ka deklaru është që nuk i ka numrat pas 9 muajve, ka pohu vazhdimisht hajde më sfidoni…”, tha Mirena.

“Kanë llogaritë dikënd me korruptu dikënd me ble nga deputetët, mi bo numrat, opozitën duhet me vlerësu që nuk ka lëshu pe nga presioni i Kurtit”, tha ai.