Ilir Deda: Evropa duhet të marrë përgjegjësi për kontinentin

Analisti Ilir Deda ka thënë që po ndodh një furtunë gjeopolitike ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës po duan një Evropë të fortë dhe të përgjegjshme.

“Po unë jam t’u e qujtë një furtunë gjeopolitike që është fundi i rendit të kaluar botëror, edhe në përfundim të kësaj furtune, do të jetë rendi i ri botëror”, ka thënë Deda në DPT Te Fidani.

“Një rend i ri botëror, unë nuk po du me i dhanë cilësime ‘i mirë’, ‘i keq’. Është rend i ri. Ne po e shohim se si shtetet e ndryshme, ose hajde të jemi ma konkretë, administrata Trump po do me zor me e ba Evropën të përgjegjshme, me e pavarësu, me e pasë shtetet evropiane, shtetet evropiane t’i ketë aleate të vërteta, të cilat mund t’i ndihmojnë Amerikës ndonjë ditë në të ardhmen, sepse pikësynimi strategjik i Shteteve të Bashkume osht me u marrë me Kinën”.

“Në atë se si ata e shohin botën, Evropa është e dobtës – që ne e dimë. Kështu që, unë nuk kam këso cilësime apokaliptike, apo cfarë po ndodh, ne po e shohim, asnjë shtet nuk po do me u prishë me Shtetet e Bashkuara të amerikës, shumë shtete po dojnë me rivendos marrëdhënie me administratën Trump, apo me i përafru”.

“Evropa duhet të rritet më në fund dhe të marrë përgjegjës për kontinentin”.