Iku Zhegrova dhe Jonathan David, Lille ka një yll të ri. Vëllai i Mbappe i jep fitoren në limit (video)

Lille pati dy largime të rëndësishme në merkaton e verës, si Jonathan David dhe Edon Zhegrova, të dy te Juventus. Megjithatë, Lille duket se ka gjetur tashmë yllin e ri, quhet Ethan Mbappe dhe është vetëm 18 vjeç. Lidhja me Kylian Mbappe? Janë vëllezër.

Lille fitoi 2-1 ndaj Toulouse në fushën e saj, për javën e katërt në Ligue 1. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërsa përmbysja e vendasve erdhi në minutat e fundit.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bentaleb barazon shifrat dhë në minutën e fundit shtesë skenën e merr Ethan Mbappe, i cili shënon golin e parë me fanellën e Lille dhe i jep tre pikë shumë të rëndësishme.

Lille aktualisht mban vendin e dytë me 10 pikë pas 4 javësh dhe Ethan Mbappe duket se do jetë ylli i tyre i ri dhe protagonis në këtë sezon.

SHIKOGOLAT

The post Iku Zhegrova dhe Jonathan David, Lille ka një yll të ri. Vëllai i Mbappe i jep fitoren në limit (video) appeared first on Telesport.