IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me rekomandime për sigurinë e ushqimeve në temperaturat e larta. Ata kanë renditur 5 çelësat për ushqim të sigurt, transmeton KosovaPost.

“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në rekomandimin e IKSHPK-së.

Tutje, ky institut thotë se kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndet dhe mirëqenie.

IKSHPK-ja thotë se 5 çelësat për ushqim të sigurt, janë udhëzues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.

 

The post IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve appeared first on Kosovapost.net.