IKP arreston policen, dyshohet se pa autorizim regjistroi në sistem të dhënat e një shtetasi të Serbisë

Hetuesit e Inspektoratit Policor kanë arrestuar një zyrtare policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore të IPK, dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistem të dhënat e një qytetari, shtetas i Republikës së Serbisë.

Sipas njoftimit, qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor.

Me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

The post IKP arreston policen, dyshohet se pa autorizim regjistroi në sistem të dhënat e një shtetasi të Serbisë appeared first on Kosovapost.net.