IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pritet të ketë erëra të forta sot në Kosovë. IHMK-ja ka thënë se do të fryjë erë e kategorizuar me të verdhë sipas standardeve botërore që përdoren.

Nënkupton se rreziku është i ulët, por moti mund të jetë potencialisht i rrezikshëm.

“Këshillohet kujdes i shtuar, veçanërisht në planifikimin e aktiviteteve të ekspozuara ndaj kushteve atmosferike”, thuhet nga IHMK.

IHMK-ja ka thënë se mund të ketë dëmtime të mundshme të pronave, probleme me transport, dëmtime të pyjeve, dëmtimeve të pemëve e po ashtu ka thënë se mund të ketë probleme në punishtet e ndërtimtarisë.

“Ndikimet vlejnë për objektet potencialisht të rrezikshme, si shtyllat elektrike, reklama, kulme, çati”, ka thënë IHMK.

Shpejtësia e erës pritet të jetë deri 24 m/s në lartësi mbi 1000 metra.
Njoftimin e ka lëshuar edhe Komuna e Prishtinës në faqen e saj në Facebook.