Aventura e Igor Tudor si trajner i Juventus duket se është shumë afër fundit. Humbja e fundit në serie A, 2-0 ndaj Como, duket se ka mbushur “kupën” dhe kroati është me një këmbë drejt largimit.
Një humbje ndaj Real Madridit në Champions League në mesjavë, apo një dështim tjetër në Serie A, duke nisur që nga ndeshja e radhës ndaj Lazios, atëherë nuk do ketë gjë që mund ta shpëtojë Tudor nga shkarkimi.
“Tuttosport” raporton se janë 3 kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Igor Tudor: Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino.
Megjithatë, Juventusi duhet t’i bëjë mirë llogaritë, pasi Tudor ka kontratë deri në vitin 2027 dhe mund të përsëritet rasti “Thiago Motta”, i cili vazhdon të paguhet nga bardhezinjtë edhe pse është i “papunë”.
The post Igor Tudor me valixhe në duar, 3 kandidatët për stolin e Juventusit appeared first on Telesport.