Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Lojtar modern, me shumë personalitet

Samuele Ricci është blerja e parë e këtij sezoni për Milan, një mesfushor që drejtori sportive i kuqezinjve Igli Tare e vlerëson shumë. “Ai është një lojtar modern, me shumë personalitet”, tha drejtuesi shqiptar për ish-kapitenin e Torino.

Ai ka treguar cilësi brenda dhe jashtë fushës dhe, gjithashtu, ka luajtur në 10 ndeshje me kombëtaren e Italisë. Ai meriton ta veshë këtë fanellë; ai është një investim për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi më tej Tare.

Më tej, drejtuesi i Milan komentoi: “Ne shpresojmë që ai të bëhet një figurë kyçe për Milanin në të ardhmen“. Ricci, 23 vjeç, ka luajtur në Serie A me Empoli dhe Torino, ndaj ka mjaft përvojë e mund të ndihmojë kuqezinjtë.

The post Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Lojtar modern, me shumë personalitet appeared first on Telesport.