Igli Tare premton: Do t’i mbaj sytë hapur në janar. Maignan? Ai do të rinovojë

Igli Tare ka theksuar se Milani nuk po mendon për kontratën e Mike Maignan që tani, sepse ka shpresa që bisedimet me të do të jenë të thjeshta, duke marrë parasysh se portieri është një personalitet në klub.

“Nuk kemi folur kurrë për shifra. Nuk kam dëgjuar gjë për nivelin e pagës që lojtari do apo ne ofrojmë. Nuk i lexoj mediat. Mendoj se do ta kemi të thjeshtë të flasim me të. Ne jemi të lumtur me të, atij i pëlqen të luajë me Milani dhe dëshiron të rinovojë”.

I pyetur për merkaton e janarit, Tare tha: “Vështirë të gjesh sulmues në janar, por do t’i mbajmë sytë hapur”.

The post Igli Tare premton: Do t’i mbaj sytë hapur në janar. Maignan? Ai do të rinovojë appeared first on Telesport.