Në ditën e fundit të huazimeve dhe përfundimit të kontratave (30 qershor), skuadra e Milan ka zyrtarizuar largimin e 5 futbollistëve, që ishin pjesë e kuqezinjve sezonin e fundit 2024-2025.
Bëhet fjalë për Joao Felix, Kyle Walker, Andrea Sottil, Luka Jovic dhe Tammy Abraham. Të pesë këta futbollistë nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, që sezonin e ri do të drejtohet nga Massimiliano Allegri.
Shumica e tyre ishin në formë huazimi dhe do të rikthehen në klubet e origjinës. Milan ka vendosur të mos rinovojë huazimin apo të ushtrojë të drejtën e blerjes, ndaj po sheh për emra të tjerë në merkato.
Lamtumira e këtyre lojtarëve është bërë publike brenda pak orëve nga klubi përmes rrjeteve sociale. Duket se klubi ka nisur spastrimin për të nisur një cikël të tyre me dyshe Tare-Allegri.
The post Igli Tare nis spastrimin, Milan zyrtarizon largimin e 5 lojtarëve që u mbaron kontrata appeared first on Telesport.