Igli Tare ka buxhet shtesë për një yll në sulm, ëndrra e madhe e “Djallit” quhet… Gyokeres

Emri është nga ato që tronditin merkaton e futbollit, jo vetëm sepse vjen pas një sezoni me rreth 50 gola, por ngaqë si ai nuk ka shumë në treg. Milan futet në garë, paksa befasueshëm, për Viktor Gyokeres, 27 vjeç, sulmues ekstra-luks në kulmin e pjekurisë së tij dhe gati për një hap kyç në karrierë. Nga Sporting Lisbona në diçka që vetëm Zoti e di ku do të shkojë. Milani e aspiron, Igli Tare po e tenton, por komplikacionet janë të shumta dhe, për të qenë të sinqertë, nuk janë pak.

Ato fillojmë nga çmimi: rreth 70 milionë euro, edhe pse kjo shifër duket më shumë si një pikënisje, për shkak të konkurrencës. Konkurrenca është pika e dytë: e duan gjysma e Europës, Premier League dhe Arsenali janë në krye të listës. Rreth një muaj më parë, gazetat angleze flisnin për një marrëveshje tashmë të arritur. Qartësisht, perspektiva e “Gunners” është mjaft joshëse për arsye të ndryshme, duke filluar nga paga e majme, që në Angli mund t’ia ofrojnë, ndërsa në Itali nuk është as në ëndërrat më të çmendura.

Prandaj, Milani dhe Igli Tare, i cili për këtë operacion ka një buxhet shtesë në dispozicion, do të duhet të fokusohen në alternativa të tjera. Nëse Gyokeres joshet nga prestigji i markës “Milan”, preferon një projekt që do ta vendoste atë në qendër të gjithçkaje, atëherë ndryshon puna. Ideja e kuqezinjve është për të ndërtuar rreth Gyokeres një skuadër që të rilindë shpejt dhe të fitojë menjëherë. Përveç rikthimit të menjëhershëm në Champions League, destinacioni i domosdoshëm për një lojtar me këtë rëndësi. 70 milionë euro mbeten megjithatë shumë para, pra një shpenzim që në rrugën “Aldo Rossi” nuk është bërë asnjëherë në vitet e fundit për një lojtar të vetëm.

Gjithçka është e vërtetë, po ashtu e vërtetë është se me largimet e mundshme të Morata dhe Thiaw te Como, së bashku me atë të konfirmuar të Reijnders te Manchester City dhe Theo Hernandez tek Al Hilal, “Djalli” ka grumbulluar tashmë një shumë prej 144 milionë eurosh. Një pjesë e nevojshme për të rregulluar bilancin, pjesa tjetër gati për t’u rinvestuar në merkato, edhe sepse largimet nuk kanë përfunduar ende. Pra, ka ende hapësirë për të krijuar kapital.

Me suedezin dhe Sporting Lisbona, marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar, një tentativë do të bëhet, pa humbur kontaktin dhe duke mbajtur gjallë alternativa të tjera: Vlahovic, Mitrovic, Retegui, Embolo, Gonçalo Ramos e të tjerë, deri tek më të arritshmit Pavlidis, Dovbyk dhe kush e di cili tjetër. Sepse në fund të këtij rrugëtimi, sido që të shkojë, duhet të jetë sulmuesi i Milanit të së ardhmes. Dhe kjo është një zgjedhje që nuk duhet gabuar.

 

The post Igli Tare ka buxhet shtesë për një yll në sulm, ëndrra e madhe e “Djallit” quhet… Gyokeres appeared first on Telesport.