Igli Tare i fiksuar pas serbit 16-vjeçar, e do te Milani për 5 milionë euro+bonuse

Milan po përpiqet të sigurojë Andrej Kostic për verën. Dialogu mes klubit kuqezi dhe Partizanit të Beogradit nuk ka ndalur që pas negociatave dimërore. Serbët kishin kërkuar të paktën 10 milionë euro, por ideja e Milanit është ta ulë kërkesën në 5 milionë, plus një sërë bonusesh.

Igli Tare synon të parandalojë konkurencën e fortë europiane për talentin 16-vjeçar, i cili ka shënuar 8 gola në 21 ndeshje me ekipin e parë. Milani po studion lëvizjen e duhur për ta mbyllur marrëveshjen së shpejti, edhe falë dëshirës së lojtarit dhe enturazhit të tij.

Kostic ishte sugjeruar më parë nga ish-lojtari kuqezi Savicevic, por verën e kaluar “Djalli” ishte i përfshirë në revolucionin e skuadrës së parë dhe e shtyu blerjen. Ndërkohë, Milani pritet të përfitojë nga rasti i Lorenzo Colombo, i cili do të blihet plotësisht nga Genoa për 10 milionë euro, pas arritjes së kushtit të fundit; mbijetesës së ekipit të De Rossit.

The post Igli Tare i fiksuar pas serbit 16-vjeçar, e do te Milani për 5 milionë euro+bonuse appeared first on Telesport.