Milani nuk ka në plan ta rrisë ofertën për mesfushorin brazilian Andre Luiz, edhe pse Corinthians në parim e pati pranuar propozimin e Igli Tares.
Fabrizio Romano raporton se Milani ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se negociatat duhet të vazhdojnë sipas kushteve të klubit italian dhe jo të ketë ndryshime.
Madje, Milani do akord sa më të shpejtë. Këmbëngulja e Milanit për lojtarin thuhet se ka krijuar një moment vendimtar në negociata, por ende pa akord final.
The post Igli Tare i bën presion klubit brazilian: Nuk e rrisim ofertën, e duam lojtarin sa më shpejt appeared first on Telesport.










