Igli Tare, gati të përmbushë kërkesat e Bruges për Jasharin. Në tavolinë, 35 milionë euro

Milani është gati të përshpejtojë punën për mesfushorin Ardon Jashari. Me pëlqimin e marrë nga vetë mesfushori shqiptaro-zviceran, i cili dëshiron vetëm kuqezinjtë, drejtor sportiv Igli Tare duhet të arrijë marrëveshjen e vështirë me Bruges.

Një klub i vështirë dhe që nuk bën zbritje, siç e di mirë Milani pas operacionit me De Ketelaere verën e vitit 2022. Në tavolinë luhaten shuma pak a shumë të njëjta. CDK u ble pas një negociate të gjatë për 32 milionë, plus 3 milionë bonuse, në total 35 milionë, saktësisht siç pritet të ndodhë për Jasharin.

“Djalli” ka rritur ofertën, duke vendosur në tavolinë 30 milionë, plus 5 milionë bonuse, që tani është afër 35 milionëve, plus 5 milionë bonuse që kërkon pala tjetër. Së shpejti pritet një takim i ri mes palëve.

Përfshirja e Borussia Dortmundit nuk e shqetëson shumë Milanin, i cili mbështetet në marrëveshjen me lojtarin. Bruges shpresonte në një “ankand” për xhevahirin e tij, por kështu nuk do të ndodhë.

Tare dëshiron ta mbyllë sa më shpejt tratativën, pa u zgjatur shumë. Nëse belgët do të ngrinin një “mur” të pakalueshëm, natyrisht që ekziston një plan B: Javi Guerra, mesfushor i Valencias, i cili vlerësohet 25 milionë euro.

The post Igli Tare, gati të përmbushë kërkesat e Bruges për Jasharin. Në tavolinë, 35 milionë euro appeared first on Telesport.