Tijjani Reijnders këmbëngul se nuk po kërkon të zëvendësojë Kevin De Bruyne te Manchester City, pavarësisht se zbuloi se mesfushori belg është një nga idhujt e tij.
Reijnders iu bashkua Cityt për 46.5 milionë funte nga AC Milan, pikërisht kur De Bruyne po largohej nga klubi anglez pas një qëndrimi 10-vjeçar, transmeton GazetaBlic Sport.
Lojtari i kombëtares holandeze tha se ai modeloi pjesë të lojës së tij sipas legjendës së City-t, si dhe ish-yllit të Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta.
“Nuk jam këtu për ta zëvendësuar atë (De Bruyne),” tha Reinders në bazën stërvitore të City-t për Kupën e Botës për Klube në Florida.
“Duhet të luaj lojën time. Por marr gjëra nga lojtarë të ndryshëm dhe çfarë ata mund të bëjnë vërtet mirë dhe përpiqem t’i përshtat ato. Me Kevin De Bruyne ishte e rëndësishme se si e skanonte fushën, çfarë pasimesh bënte”, shtoi mesfushori holandez.
/GazetaBlic Sport/
The post Tijjani Reijnders: Nuk jam këtu për të zëvendësuar De Bruynen appeared first on GazetaBlic.