Igli Tare: Ardhja e Allegri në dakordësi nga të gjitha palët, sjell mentalitet fituesi

Sot ka qenë dita e parë e punës për Milanin e sezonit të ri 2025’2026. Dita e parë për trajnerin Massimiliano Allegri dhe drejtorin sportiv Igli Tare në Casa Milan.

Ata të dy u prezantuan para mediave, duke hapur zyrtarisht sezonin e ri për “Djajtë”. Për mediat foli edhe Tare, i cili e nisi duke përshëndetur trajnerin e ri të kuqezinjve.

Falënderoj trajnerin Allegri dhe stafin e tij për fillimin e kësaj aventure të re. Ardhja e tij u nda pranua menjëherë nga klubi, sepse pamë tek ai një figurë të rëndësishme që do të sjellë përvojë dhe një mentalitet fituesi“, tha Igli Tare.

Ne të gjithë mendojmë se ai është njeriu i duhur për të drejtuar Milan, pasi ka përvojën për ta rikthyer skuadrën në nivelin që dëshirojnë tifozët”, shtoi më tej Tare.

The post Igli Tare: Ardhja e Allegri në dakordësi nga të gjitha palët, sjell mentalitet fituesi appeared first on Telesport.