IFJ i bën thirrje Kurtit: Miratoni urgjentisht buxhetin për RTK-në

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka shprehur mbështetjen e saj për grevën e punëtorëve të RTK-së, duke e cilësuar atë si një veprim të drejtë.

Përmes një reagimi, IFJ i bën thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të miratojë menjëherë buxhetin për Transmetuesin Publik.

“Tashmë janë bërë dy muaj që nuk janë paguar pagat e punonjësve të RTK-së. Kjo është e papranueshme. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Qeveria duhet të kujdesen që RTK të marrë buxhetin e vet urgjentisht. Ne qëndrojmë fuqishëm me kolegët në RTK, AGK-në dhe grevën e drejtë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Anthony Bellanger.