Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur për situatën e krijuar nga vërshimet.
Idrizi ka bërë të ditur se gjendja në komunën që ai drejton është e menaxhueshme dhe se deri më tani nuk ka pasur nevojë për evakuimin e asnjë familjeje.
Ai shtoi se bashkë me ekipet komunale janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.
Ndërkaq tani kanë ndaluar pas lodhjes të ngrënë pak bukë dhe për të informuar qytetarët për gjendjen përmes T7 dhe se sërish do të dalin në terren,” theksoi Idrizi.










