Idrizi: Do t’iu qëndroj besnik të gjithë qytetarëve pa dallim

Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për Vushtrrinë, është shprehur falënderues për besimin që mori edhe për një mandat nga bashkëvendasit e tij.

Për Klan Kosovën, ai ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj të gjithë qytetarëve.

“Sot përfundon edhe rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ky është rezultat që del nga vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë”.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për besimin që ma kanë dhënë, do t’iu qëndroj besnik të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka thënë Idrizi. /Klankosova.tv

The post Idrizi: Do t’iu qëndroj besnik të gjithë qytetarëve pa dallim appeared first on Klan Kosova.