Në një intervistë për “L’Equipe”, Lautaro Martínez iu përgjigj disa pyetjeve të shpejta në një video 60-sekondëshe të publikuar në rrjete sociale. Për mbrojtësin më të vështirë që ka përballuar: “Sergio Ramos”.
Për lojtarin që merr si shembull, Lautaro përmendi një sulmues kolumbian, që la gjurmë në Europë: “Radamel Falcao”. Sa i përket partnerit më të mirë për asistet, nuk kishte dyshime: “Messi, kush tjetër?”
Teksa iu kërkua ta përshkruante kapitenin e Albiceleste me një fjalë, Lautaro zgjodhi: “Jashtëtokësor”. Në fund, i pyetur se çfarë do të kishte bërë, po të mos merrej me futboll, kapiteni i Interit tha: “Me siguri do të isha punëtor si prindërit e mi, por nuk e di çfarë pune saktësisht”.
The post Idhujt dhe “makthet” e Lautaros: Frymëzohem nga Falcao, Messi jashtëtokësor, Ramos më i pakalueshmi appeared first on Telesport.