Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë

Edhe pse 41 vjeç, Thiago Silva është i gatshëm të largohet sërish nga Brazili aty ku mban fanellën e Fluminense dhe të rikthehet në Europë, të një dashuri e vjetër e tij që mban emrin Milan. Pavarësisht moshës, braziliani ka treguar një super formë, gjë që ka ngjallur interesimin e ish-klubit të tij, Milan.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, plani i Milanit është i qartë: të nënshkruajë me Thiago Silva për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit aktual. Do të ishte një nënshkrim emergjent me një qëllim të sjellë përvojë në mbrojtje në fazën më vendimtare të sezonit dhe të sigurojë qëndrueshmëri në këtë repart.

Për lojtarin, ky skenar është gjithashtu shumë tërheqës. Në moshën e tij, ai nuk po kërkon një kontratë afatgjatë, por më tepër mundësinë për të garuar përsëri në nivelin më të lartë dhe t’i thotë lamtumirë futbollit evropian në një mjedis të njohur. Rikthimi te Milan mund të jetë skena perfekte për një kapitull të fundit të paharrueshëm në karrierën e tij.

Diskutimet midis të dyja palëve kanë filluar tashmë dhe një marrëveshje duket shumë e arritshme.

The post Ideja e bujshme! Thiago Silva drejt rikthimit te Milan? Ja plani i përgatitur nga kuqezinjtë appeared first on Telesport.