Ideja e bujshme! Maurco Icardi drejt rikthimit në Serie A, këtë herë te Milan?!

Tashmë nuk është më sekret fakti që Milan po kërkon një sulmues për merkaton e janarit, pasi Santiago Gimenez nuk bën pjesë në planet e Max Allegri-t dhe meksikani sipas të gjitha gjasave do të largohet vetëm pas një viti te kuqezinjtë.

“CalcioMercato” zbulon se një nga emrat që pëlqehet shumë nga Allegri është ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili aktualisht luan te Galatasaray. Sipas informacionit të punlikuar nga burimi në fjalë, Milan do të tentojë në janar të nënshkruajë me sulmuesin argjentinas, i cili mesa duket plotëson të gjitha kriteret e kërkuara nga trajneri Allegri.

Megjithatë, bisedimet me Galatasaray-in nuk do të jenë aspak të lehta, pasi Icardi është një element tejet i rëndësishëm për turqit. Ende nuk flitet për detaje dhe shifra ekonomike, ndërsa me shumë mundësi formula e transferimit do të jetë huazim me të drejtë blerjeje deri në fund të sezonit.

The post Ideja e bujshme! Maurco Icardi drejt rikthimit në Serie A, këtë herë te Milan?! appeared first on Telesport.