Mauro Icardi reagoi me tone të ashpra në rrjetet sociale pas zërave në Turqi se Galatasaray i ka komunikuar vendimin për të mos e rinovuar kontratën e tij. Sulmuesi shkroi në Instagram: “E kuptoj që emri im ‘shitet’ dhe që disa ‘gazetarë’ turq duan të bëjnë të besojnë se klubi më ka telefonuar për të më njoftuar ‘mos-rinovimin’…
Në fakt, jo vetëm që askush nuk më ka telefonuar mua, por as agjentin tim. Po përpiqen ta shesin si lajm diçka që NUK është lajm, pasi kontrata ime skadon në qershor 2026. Vetëm për të mbuluar humbjen e djeshme?”
Icardi vazhdoi: “Nuk lejoj që ta përdorin imazhin tim për këtë. Qetësohuni, kur të mbarojë kontrata do të largohem me kokën lart. Dhe nëse, hipotetikisht, largohem më herët, do të jetë vetëm vendimi im, i askujt tjetër. Ju përshëndes. E keni Icardin edhe për disa muaj. Shijojeni, sepse pastaj do t’ju mungoj”.
Së fundi, Icardi është propozuar edhe te disa klube europiane, përfshirë Milanin.
The post Icardi: Në fund të kontratës do të largohem me kokën lart, do t’ju mungoj appeared first on Telesport.











