Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë

E ardhmja e Mauro Icardi është ende në ajër. Kontrata e sulmuesit të Galatasaray skadon në qershor 2026, por negociatat për një rinovim duket se janë pezulluar. Të paktën për momentin.

Në një intervistë të kohëve të fundit, agjenti i tij Letterio Pino komentoi mbi situatën kontraktuale të klientit të tij, duke i dërguar një mesazh të qartë klubit turk.

“Do të presim deri në dhjetor, pastaj do të ndihemi të lirë të marrim vendime të tjera. Askush nga klubi nuk ka folur ende”, tha agjenti për Icardi, tashmë 32 vjeç.

Më tej, Pino tha: “Icardi është i rëndësishëm për Gallatasaraj dhe mezi pret deri në fund të sezonit për të mësuar qëllimet e klubit. E them këtë me respektin më të madh dhe theksoj se Galatasaray mbetet përparësia jonë”.

Sulmuesi argjentinas është në sezonin e katërt në Turqi me ekipin e Gallatasaraj, ku në 99 ndeshje zyrtare ka realizuar 67 gola. Kohët e fundit është përfolur për një rikthim në Serie A, ku disa klube kanë shfaqur interes për të.

The post Icardi mesazh Galltasaraj: Do të presim deri në dhjetor, më pas do të vendos vetë appeared first on Telesport.