Icardi gati të reduktojë pagën për të qëndruar te Gallatasaraj, por klubi i “tregon derën”

Situata po ndryshon në lidhje me të ardhmen e Mauro Icardi. Agjenti i sulmuesit 32-vjeçar argjentinas, Elio Letterio Pino, njoftoi në një postim se kishte mbërritur në Stamboll ditët e fundit, me sa duket për të sqaruar të ardhmen e klientit të tij, kontrata e të cilit me Galatasaray-n skadon më 30 qershor.

Portali turk “Takvim” raporton se agjenti i lojtarit argjentinas është në kontakt me drejtuesit e klubit turk, por kanë dalë disa pasiguri. Trajneri Okan Buruk thuhet se po këmbëngul për largimin e Icardi, pasi ai ka performuar nën pritshmërinë këtë sezon.

Gjasat janë që Icardi të largohet si transferim i lirë në fund të sezonit. Ndërkohë që, pas ndeshjes kundër Karagümrük, ndërsa skuadra po festonte, sulmuesi argjentinas u drejtua drejt e në dhomën e zhveshjes dhe u largua nga stadiumi i vetëm.

Kjo për shkak se Icardi është i mërzitur që nuk ka marrë kohën e lojës që dëshironte nga trajneri i tij. Ai po luan si sulmues rezervë pas Osimhen. Agjenti i tij e ndoqi ndeshjen kundër Karagümrük nga tribunat dhe u largua nga stadiumi me lojtarin argjentinas.

Icardi kërkon të zgjasë kontratën e tij, madje ai është dakord që paga e tij prej 10 milionë eurosh në sezon të reduktohet në mënyrë që të zgjaste kontrata e tij. Ndërkohë, këtë sezon ai ka grumbulluar 10 gola dhe 2 asiste në 28 paraqitje për turqit.

The post Icardi gati të reduktojë pagën për të qëndruar te Gallatasaraj, por klubi i “tregon derën” appeared first on Telesport.