Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua

Një kapitull i ri dramatik në sagën pa fund mes Mauro Icardit dhe ish-bashkëshortes së tij Wanda Nara ka shpërthyer në Argjentinë, me akuza të rënda që tashmë kanë përfunduar në gjykatë. Sulmuesi i Galatasaray ka depozituar një padi zyrtare ndaj Wandës, duke e akuzuar për “braktisje materiale dhe emocionale të vajzave të tyre, Francesca dhe Isabella”, si dhe për “pengim dhe bllokim të kontakteve”.

Sipas dokumentit të lexuar nga gazetarja Angie Balbiani në emisionin “Puro Show”, Wanda ka kaluar dy javë në Europë në shoqërinë e reperit L-Gante, ndërsa vajzat i ka lënë nën kujdesin e babait të saj, Andrés Nara. Një figurë që sipas padisë është e panjohur për fëmijët dhe me të kaluar të dyshimtë për dhunë. Kujdesi ndaj fëmijëve është alternuar edhe me miq të ndryshëm, çka e ka përkeqësuar marrëdhënien mes fëmijëve dhe babait të tyre.

Pjesa më e rëndë e padisë përfshin akuza për përdorim droge nga Wanda. Sipas Icardit, ajo “shfaq gjendje të dyshimta kognitive në rrjetet sociale” dhe manipulon qasjen e fëmijëve në telefonat celularë për të bllokuar çdo kontakt me të atin. Ai e akuzon se iu ka krijuar vajzave “ndjesinë e fajit dhe frikës për të takuar të atin”, duke u mbjellë idenë se ai i ka braktisur.

Wanda Nara është përgjigjur menjëherë në rrjetet sociale me tone të ashpra: “Duhet të jesh vërtet një bir ku*e… për ta akuzuar nënën e vajzave të tua se përdor substance të ndaluara, kur ajo vuan nga leuçemia dhe trajtohet çdo ditë. Nuk kam përdorur kurrë asgjë, as më parë, jo më tani”.

Ajo shton se Icardi synon ta ndalojë të qëndrojë me vajzat, duke pretenduar se “të gjithë ia kanë shprehur neverinë për të jetuar me të”. Në fund, ajo e ka akuzuar për mospagesë të alimentacionit dhe kontributeve për 10 muaj radhazi, si dhe ka publikuar “chat” me specialistët mjekësorë të qendrës “Fundaleu” për të vërtetuar diagnozën e saj me leuçemi, të zbuluar në vitin 2023.

The post Icardi e akuzoi se përdor dro*ë, reagon ashpër Wanda: Duhet të jesh vërtet bir ku*e që ia bën këtë nënës së vajzave të tua appeared first on Telesport.