Icardi drejt skadencës, presidenti: I yni edhe për 5 muaj, kur të vijë momenti…

Në gjysmëfinalen e Superkupës, Galatasaray shkatërroi Trabzonsporin e Andre Onanës me rezultatin 4-1 në stadiumin e Gaziantepit, duke siguruar kualifikimin në finale. Pas ndeshjes, presidenti Dursun Özbek foli për merkaton e dimrit: “Janë shpallur kufijtë.

Arsyeja pse limiti i Galatasaray është dyfishi i Fenerbahçe lidhet me të ardhurat e larta. Jemi përgatitur për merkaton, e dimë ku kemi mangësi. Ka lojtarë të identifikuar nga trajneri dhe skautimi; kontaktet kanë nisur më parë. Ka ende kohë, por duam t’i mbyllim lëvizjet sa më shpejt”.

Me rëndësi të veçantë ishte deklarata për Mauro Icardin (gol dhe asist), kontrata e të cilit skadon më 30 qershor: “Mauro Icardi do të jetë lojtar i Galatasaray edhe për 5 muajt e ardhshëm. Është shumë i rëndësishëm për ne. Kur të vijë momenti, do ta marrim vendimin”. Sipas zërave nga Turqia, Icardi është pranë rinovimit: kontratë 2-vjeçare me opsion +12 muaj, por me pagë të përgjysmuar (nga 10 në 4.5 milionë euro).

The post Icardi drejt skadencës, presidenti: I yni edhe për 5 muaj, kur të vijë momenti… appeared first on Telesport.