Zlatan Ibrahimoviç beson se ai mund të kthehej me lehtësi të luajë në Premierligë dhe tha, duke bërë shaka, se do të kthehej në Manchester United nëse klubi anglez ka nevojë për të.
Kanë kaluar 17 muaj nga momenti kur suedezi 37-vjeçar u largua nga “Old Trafford” për Los Angeles. Dy golat e tij në barazimin 3:3 kundër LAFC bënë që ai t’i ketë shënuar 46 gola në 49 paraqitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ibrahimovici kishte pësuar një lëndim të rëndë – këputje të ligamenteve të gjurit. Ky lëndim ia përfundoi atij karrierën në Manchester United, ku 28 golat e tij u shpërblyen me trofetë e Ligës së Evropës dhe League Cup.
Ai i bëri vetëm edhe shtatë paraqitje të tjera në sezonin e tij të dytë me “Djajtë e kuq”, para se të kalonte në SHBA, ku megjithatë po vazhdon të qëndrojë i njoftuar me lajmet e fundit për anglezët.
“Unë me lehtësi mund të luaj sërish në Premierligë. Kështu që nëse Manchester Unitedi ka nevojë për mua, ja ku jam. Por, Galaxy më ka mua, kështu që më vjen keq”, tha suedezi duke qeshur, transmeton Gazeta Express..
‘Jo, unë e bëra punën time në Evropë. E shijova atë. I kam 33 trofe që më kanë sjellë mua këtu dhe shpresoj se mund të arrijë të shtojë edhe trofe të tjerë në këtë listë këtu. Dhe atëherë do ta shohim se ku do ta përfundojë këtë aventurë”.
“Unë e përcjelli Manchester Unitedin. E pash ndeshjen e fundit dhe mendoj se ata ishin të pafat. Nëse do ta kishin shënuar penalltinë, do të kishte qenë një ndeshje shumë më ndryshe”.