Ibrahimović Jr prezantohet tek Ajax: Babai ka luajtur këtu, por dua të ndjek rrugën time

“I ati, i biri”, – shkruan Ajax në rrjetet sociale, teksa mirëpret Maximilian Ibrahimović si lojtar të ri të klubit. Një foto nostalgjike tregon momentin e prezantimit të Zlatan me fanellën numër 9 më 2001, ndërsa tani i biri 19-vjeçar merr fanellën 27 kuqebardhë.

Maximilian është huazuar nga Milani për 6 muaj, me mundësi blerjeje nga Ajax për 3.5 milionë euro, sipas ekspertit Fabrizio Romano. Pas vizitës në “Johan Cruijff Arena” dhe firmës në kontratë, ai deklaroi me emocion: “E dua filozofinë e Ajax, mënyrën sulmuese të lojës. Më përshtatet shumë”.

Ai shtoi: “Jam një lojtar dhe një person i veçantë, dua të shkruaj historinë time. Ndihem mirë dhe jam i emocionuar”. Maximilian theksoi se nuk është aty për të ndjekur hapat e babait, por për të ndërtuar rrugën e tij: “Jam këtu për ta bërë në mënyrën time. Mezi po pres ta bëj”. Fillimisht do të luajë me U-23, me perspektivën e kalimit në ekipin e parë.

The post Ibrahimović Jr prezantohet tek Ajax: Babai ka luajtur këtu, por dua të ndjek rrugën time appeared first on Telesport.