Ibrahimović: Futbolli ka shumë emra të mëdhenj, por vetëm ai është më i miri

Në pjesën e parë të intervistës për “(Ne)uspjeh prvaka”, Ibrahimović u kthye në fëmijërinë e tij, duke kujtuar rritjen në Malmö, stërvitjet e para dhe fillimet e karrierës, si dhe momentet kur, si çdo djalë, kërkonte idhujt e vet.

Është e njohur që Zlatan ka theksuar më parë se braziliani Ronaldo ishte idhulli i tij i madh, por në bisedën me Slaven Bilic ai shpjegoi më tej pse Ronaldo ndikoi kaq shumë në zhvillimin e tij, jo vetëm si lojtar, por edhe si person.

“Televizori nuk ishte me ngjyra, gjithçka ishte bardh e zi. Shikoja si fliste dhe si e paraqiste veten si Muhammad Ali. Nuk ishte arrogant. Si fëmijë desha të dija kush ishte ai, – tha Ibrahimović, duke shtuar: – I thashë vetes: dua të jem si ai, por në futboll. Fillova të shikoj ndeshje dhe atëherë pashë për herë të parë Ronaldon.

Ibrahimovic names Ronaldo Nazario as his 'GOAT' - Football | Tribuna.com

Kur sheh një lojtar të tillë, fillon të bësh atë që bën ai. Për mua Ronaldo ishte, dhe mbetet, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ka shumë lojtarë të mëdhenj, por ai është numri një për mua”.

Ai tregoi edhe sa i obsesionuar ishte me lojën e Ronaldos, para rrjeteve sociale: “Nuk kishte Instagram apo YouTube. Shkoja në bibliotekë, kërkoja video, fshihesha për të parë driblimet dhe lëvizjet e tij. Doja t’i mësoja truket e tij. Në fund ndërtova stilin tim, por përmes Muhammad Ali dhe Ronaldos”.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

The post Ibrahimović: Futbolli ka shumë emra të mëdhenj, por vetëm ai është më i miri appeared first on Telesport.