Zlatan Ibrahimovic foli në “CBS Golazo” për të ardhmen e Milanit, pas derbit të fituar ndaj Interit: “Duhet të jeni nga ana e duhur e Milanos; që ka atë blu dhe atë të kuqe. Ne jemi ajo ‘fashion’ (qesh)”.
Si ‘senior advisor’ për fondin “RedBird”, ai shpjegon se Massimiliano Allegri, i lakuar sërish për stolin e Real Madridit, do të jetë qendra e Milanit edhe në strategjitë e merkatos verore: “Ka fituar trofe te Milani më parë dhe ishte i shkëlqyer edhe kur më stërviste. Lojtarët e asaj kohe si Seedorf dhe Cassano ishin të ndryshëm nga ata të sotëm. Ndoshta ata aktualët kanë pak më pak karakter dhe atij do t’i pëlqente të kishin më shumë”.
Për Allegri dhe Real Madridin: “Max është shumë i aftë në marrëdhëniet me lojtarët dhe po e menaxhon grupin në mënyrë perfekte. Sot po i transmeton skuadrës se çfarë është më e mira. Është fitues, kupton çfarë do të thotë të jesh te Milani, duke ua bërë të qartë edhe lojtarëve”.
Për Modric, Rabiot dhe Nkunku: “Lukës nuk ka nevojë t’i shpjegohet asgjë, Rabiot është në një nivel tjetër. Pastaj vjen Maignan dhe Nkunku; kam luajtur me ta kur ishin 17-vjeçarë te PSG dhe tani janë te Milani”.
Filozofia e “RedBird”? Milani kërkon ekuilibër mes projekteve dhe trofeve: “Në Itali të gjithë fokusohen te rezultatet. Te Milani e kemi ndryshuar këtë mentalitet, kur je i ri duhet të luash. Tifozët janë të mësuar me trofe: 7 Champions dhe 19 tituj kampioni, edhe ne duhet t’ua japim”.
The post Ibrahimovic flet “pa dorashka”: Allegri është referenca e Milanit, ju shpjegoj planin e merkatos appeared first on Telesport.










