Zlatan Ibrahimović dhe Alessandro Del Piero u takuan sërish në fushën e “San Siros”, para derbit mes Milanit dhe Interit. Suedezi, sot këshilltar i pronarëve të Milanit, foli për kujtimet e tij me ish-shokun e skuadrës te Juventusi
Ibrahimovic kujtoi mbërritjen e tij në Torino në vitin 2004 dhe takimin e parë me idhullin e vet: “Ale është mik i imi. Kur shkova te Juventusi, në futboll ekzistonte miti i numrit 10. Ishte Maradona dhe pastaj Alessandro Del Piero. Ai kishte stil të veçantë… mbante ato këpucët e bardha ‘Adidas’ dhe e dërgonte gjithmonë topin në shtyllën e dytë. Kur erdha në Itali ai ishte idhulli im dhe papritur u gjenda në të njëjtin dhomë zhveshjeje me të”.
“This was my idol when I came, and then suddenly I was in the locker room with him.”
Zlatan Ibrahimović showing love to Alessandro Del Piero ♥️
Don’t miss our pre-match coverage of the Derby della Madonnina from the iconic San Siro, live NOW on @paramountplus 📺 pic.twitter.com/rqcZYDbQtE
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 8, 2026
Megjithatë, suedezi tregoi menjëherë mentalitetin konkurrues: “Fatkeqësisht konkurronim për një vend në sulm. Ose luanim bashkë, ose njëri prej nesh mbetej jashtë. Në një moment i thashë: Ale, të dua shumë, por tani ka konkurrencë. Duhet të luftojmë për të luajtur. Ishte nder i madh, sepse ai është një legjendë”.
Të dy luajtën te Juventusi nga viti 2004 deri më 2006, para se Ibrahimovic të kalonte tek Interi (pas Calciopoli). Për Del Pieron shtoi: “Historia e tij flet vetë. Jam i lumtur që ndamë jo vetëm fushën, por edhe dhomën e zhveshjes”.
The post Ibra kujton Del Pieron: I thashë menjëherë, tani do të të sfidoj për rolin e titullarit appeared first on Telesport.










